Rama jep lajmin e mirë në mesnatë: 15 pacientë të tjerë shërohen nga koronavirusi

Publikuar tek: aktualitet, më 23:52 06-04-2020 Rama jep lajmin e mirë në mesnatë: 15 pacientë të tjerë shërohen nga koronavirusi FotoArkive: Spitali Infektiv

Kryeministri Rama njofton se edhe 15 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi mbrëmjen e sotme.

“LAJM I MIRË: 15 TË SHËRUAR SOT”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook, ndërkohë që ky lajmërim është kthyer në një “traditë” për të pasi çdo mbrëmje në prag të mesnatës është ai që jep lajmin për numrin e të shëruarve nga koronavirusi.

Në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv sipas përditësimit të sotëm të shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, 377 persona, prej të cilëve 22 kanë humbur jetën dhe 131 të tjerë janë shëruar, bashkë me shifrat e sotme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010064840316772
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-jep-lajmin-e-mire-ne-mesnate-15-paciente-te-tjere-sherohen-nga-koronavirusi-201655" }