Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri do ndërtohet baza e parë ajrore e NATO-s

Publikuar tek: barometri, më 07:30 05-08-2018 Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri do ndërtohet baza e parë ajrore e NATO-s

Kryeministri Rama jep një lajm të mirë. “Në Shqipëri do ndërtohet baza e parë ajrore e NATO-s”, ka shkruar Rama në Facebook, postim ky që vejn pas notit relaksues në detin e jugut në mëngjes.  

 

“Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës”, shprehet  ndër të tjera Rama, teksa thekson se kjo do të krijojë mundësi të reja të zhvillimit ekonomik. 

E plotë:

NJE LAJM SHUME I MIRE!

Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor.

Me fondet e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në partneritet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, NATO do të investojë mbi 50 milion euro, vetëm për fazën e parë të projektit për modernizimin e bazës ajrore të Kucovës.

Përmes këtij projekti, i cili pritet të nisë brenda këtij viti, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për

furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.

Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standart të ri për Forcat tona të Armatosura.

Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknokogjisë së fundit.

Paralelisht, po zhvillohen diskutime direkte me partnerin tonë strategjik, SHBA, për modernizimin e mëtejsh kapaciteteve ajrore shqiptare. Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026688098907471
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-jep-lajmin-e-mire-ne-shqiperi-do-ndertohet-baza-e-pare-ajrore-e-nato-s-130183" }