Rama jep lajmin e mirë pas takimit me Yuri Kim: SHBA do e rrisë shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin

Publikuar tek: aktualitet, më 20:54 19-02-2020 Rama jep lajmin e mirë pas takimit me Yuri Kim: SHBA do e rrisë shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin Yuri Kim - Edi Rama

Kryeministri Edi Rama pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ka deklaruar se SHBA-ja do e rrisë shumën që deklaroi në Bruksel për rindërtimin, e cila ishte rreth 4 milionë $ grante.

Përmes një postimi në 'Twitter', Rama thotë se pritet nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës duke shtuar se Rindërtimi do të jetë shembull në këtë aspekt.

Postimi i Ramës

Falenderoj ambasadoren e SHBA për lajmin e mirë se SHBA do ta rrisin shumën e deklaruar në Bruksel për Rindërtimin.

Nisja e punës së përbashkët për Akademinë e Transparencës realizon një kërkesë tonën ndaj miqve të çmuar për ta bërë Rindërtimin shembull edhe në këtë aspekt.

edi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069961547851562
array(1) { ["section"]=> string(115) "rama-jep-lajmin-e-mire-pas-takimit-me-yuri-kim-shba-do-e-rrise-shumen-e-deklaruar-ne-bruksel-per-rindertimin-195791" }