Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Gjermani: E kemi mikun e fortë atje, kancelares Merkel i kërkova që...

Publikuar tek: politike, më 17:03 27-01-2020 Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Gjermani: E kemi mikun e fortë atje, kancelares Merkel i kërkova që...

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga kancelarja Angela Merkel që Gjermania të njohë patentat shqiptare.

Rama tha se ka marrë mbështetjen e kancelares Merkel dhe se në muajin shkurt një ekip nga Gjermania pritet të vijë në vendin tonë për të kryer një raport, lidhur me njohjen e patentave shqiptare.

“Dhe së fundmi fare, duke qenë se shumë miq dhe në Facebook më kërkuan që të ngre me kancelaren çështjen e patentave shqiptare në Gjermani, dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip nga ministria e Transporteve gjermane, për të bërë një raport lidhur me këtë. Unë kam besim se duke patur mikun më të fortë në Gjermani, këtij halli të shqiptarëve po i vjen fundi”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071079730987549
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-jep-lajmin-e-mire-per-shqiptaret-ne-gjermani-e-kemi-mikun-e-forte-atje-kancelares-merkel-i-kerkova-qe-193308" }