Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Kakavijë, puna do të vazhdojë edhe gjatë natës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:13 15-08-2020 Rama jep lajmin e mirë për shqiptarët në Kakavijë, puna do të vazhdojë edhe gjatë natës Edi Rama

Më në fund një lajm i mirë ka ardhur për shqiptarët që prej 4 ditësh kanë mbetur të bllokuar në radhë kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës.

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në twitter se është gjetur marrëveshja me palën greke që puna në Kakavijë të vazhdojë gjatë gjithë natës së sotme.

"Gjatë gjihë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëluptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim", shkruan Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097830295562744
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-jep-lajmin-e-mire-per-shqiptaret-ne-kakavije-puna-do-te-vazhdoje-edhe-gjate-nates-217249" }