Rama jep tjetër lajm të mirë për Shqipërinë në pikë të mëngjesit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:40 22-12-2017 Rama jep tjetër lajm të mirë për Shqipërinë në pikë të mëngjesit

Kryeministri Edi Rama ka dhënë këtë mëngjes një tjetër lajm të mirë për vendin dhe shqiptarët.

Sipas shefit të qeverisë, një revistë e njohur në Suedi e rendit Shqipërinë si një nga vendet që duhet vizituar patjetër në 2018-ën.

Po ashtu, Rama jep shifrat se numri i vizitorëve suedezë dhe të tjerë të huaj janë rritur ndjeshëm nga viti në vit.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të revistës më të madhe Suedeze për udhëtime, Vagabond, që e liston Shqipërinë si destinacionin më të mirë për vitin 2018, ju uroj një ditë të mbarë

Vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Suedia në Shqipëri u rrit me 63%; Rritja e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijon edhe këtë vit në nivele mjaft inkurajuese. Gjatë 11 mujorit 2017, numri i vizitorëve të huaj për qëllime pushimi u rrit me +23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa i atyre për qëllime biznesi u rrit me +20%.

Artikulli bashkëngjitur e rendit Shqipërinë në krye të listës së vendeve për të mos u humbur në 2018 duke theksuar: “Këtë vit, bordi redaktues ka listuar 35 destinacione në gjashtë kategori: vendet më të mira, qytetet më të mira, aventurën më të mirë, më të mirët e diellit, udhëtimet më të mira ushqimore dhe udhëtimin më të mirë buxhetor. Fituesi në kategorinë më të mirë është Shqipëria, pasi ajo ka gjithçka, nga majat e thyera malore deri te plazhet e arta mesdhetare”, shkruan Rama.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029643058776855
array(1) { ["section"]=> string(71) "rama-jep-tjeter-lajm-te-mire-per-shqiperine-ne-pike-te-mengjesit-103974" }