Rama: Jo më ndërtime HEC-esh në zonat e mbrojtura. Gati paketa e masave ndëshkuese për abuzuesit

Publikuar tek: aktualitet, më 11:06 28-07-2015 Rama: Jo më ndërtime HEC-esh në zonat e mbrojtura. Gati paketa e masave ndëshkuese për abuzuesit Edi Rama

Ministria e Energjitikës në bashkëpunim me PNUD ka prezantuar një projekt të ri lidhur me harmoninë e mjedisit, mineraret dhe HEC-eve. Shefi i qeverisë Rama, i pranishëm në këtë prezantim deklaroi se nuk do të lejohen ndërtime HEC-esh në zonat e Mbrojtura dhe së shpejti do të miratohet një projektligj për të ndaluar këto ndërtime, sikurse do të çohet në Kuvend edhe një paketë ligjore për ata që dëmtojnë mjedisin.

“Në të shkuarën batërdia e korrupsionit dhe e këtij modeli ndryshimi ka sjellë një numër të drejtash e lejesh të dhëna për HEC-et, ndërsa 113 janë ndërtuar në zona të mbrojtura dhe quhen të paprekshme, prej tyre 42 janë në prodhim ,23 janë në proces ndërtimi, 55 të tjera nuk kanë filluar dhe s’kanë për të filluar punë, pasi në projektligjin që propozohet për lejet e dhënë do ndalohet ndërtimi i HEC-eve apo i çfarëdo lloj aktiviteti tjetër në zonat e mbrojtura...

Domosdoshmëri është që të gjithë të marrim mesazhin e qartë se ne nuk do ndalemi për të gjithë ata që do vazhdojnë të shfaqin sjellje barbare ndaj mjedisit. Në parlament do çojmë shumë shpejt një paketë ligjore për ndëshkuesit që prekin një pemë, e deri tek një pyll i tërë”, tha Rama.

Edhe ministri Gjiknuri konfirmoi se për çdo projekt të ri do të respektohet mbrojtja e mjedisit dhe në zonat e mbrojtura nuk do ketë më ndërtime.

“Ky projekt nuk prek investimet e nisura dhe kontratat e lidhura tashmë”, theksoi Gjiknuri për investitorët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027299880981445
array(1) { ["section"]=> string(100) "rama-jo-me-ndertime-hec-esh-ne-zonat-e-mbrojtura-gati-paketa-e-masave-ndeshkuese-per-abuzuesit-17145" }