Kreu i Partisë Dmeokratike Lulzim Basha i është rikthyer edhe njëherë deklaratës së tij për kryeministrin Rama, ku shprehej se ky i fundit i kishte kaluar pushimet verore në Dhërmi i shoqëruar nga banditë dhe kriminelë.
I pyetur nga agzetari Çim Peka nëse ka emra për këta kriminelë, ai ka thënë se edhe gazetari i di shumë mirë, ndërsa ka shtuar se ky është passion i Ramës që të shoqërohet me këta persona.
Basha: Kur bota përgatitej për valën e dytë, ky bënte pushime. Një muaj e gjysmë në Dhërmi, hante e pinte atje me oligarkë, me banditë dhe me sheikë në vend që të merrte masa.
Peka: E keni thënë edhe njëherë te Fevziu. Rama ka kaluar kohë në Dhërmi me banditë dhe kriminelë. Keni emra për këtë?
Basha: I di ti shumë mirë, disa mi ke thënë edhe ti, por s’është kjo tema e emisionit sot.
Peka: Sot është cdo temë cdo akuzë që lëshoni ju.
Basha: Siç e kam unë pasion për të ndenjur me njerëz të ditur, ai ka pasionet e tij që i ka dokumentuar edhe BILD dhe prokuroria anti-mafia.