Rama: Kam lidhje dhëndërore në Krujë, po të votonin vetëm burra do ishim nën rrotë

Publikuar tek: politike, më 17:17 22-10-2019 Rama: Kam lidhje dhëndërore në Krujë, po të votonin vetëm burra do ishim nën rrotë Edi Rama me gratë socialiste

Kryeministri Edi Rama foli sot para mbi 500 grave socialiste nga Këshillat Bashkiakë të formuar pas zgjedhjeve të 30 qershorit.

Rama vlerësoi rolin e gruas në politikë dhe tha se duhet bërë më tepër për ta çliruar këtë potencial. Sipas Ramës, PS merr një pjesë të konsiderueshme të votave nga femrat, ndërsa zbuloi se ka edhe lidhje dhëndërore në Kurjë.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Gratë deputete bëjnë një punë voluminoze, në parlament dhe në terren. Territori shqiptar është i mbushur me plagë në kuptimin e refuzimit ndaj faktorit grua. PS është partia më e votuar nga gratë dhe vajzat e këtë e tregojnë të gjitha anketimet që ne kemi bërë. Në rast se në Shqipëri do të votonin vetëm gra e vajza, Partia Socialiste do të ishte me 85 deputetë. Po të votonin vetëm burrat, do të ishim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë. Ne kemi potencial shumë të madh ende të paçliruar. Unë nuk e dija se kryetarja e Këshillit Bashkiak në Krujë është grua. Nuk e dija. Unë sa e njoh Krujën, sepse kam lidhje dhëndërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037883043289185
array(1) { ["section"]=> string(87) "rama-kam-lidhje-dhenderore-ne-kruje-po-te-votonin-vetem-burra-do-ishim-nen-rrote-183082" }