Rama kërcënon me bojkot nëse nuk zbatohet rregullorja

Publikuar tek: aktualitet, më 14:58 26-03-2015 Rama kërcënon me bojkot nëse nuk zbatohet rregullorja

Gjatë debateve të zhvilluara në parlament, disa momente para se opozita të braktiste sallën dhe të votohej heqja e imunitetit ndaj dy deputetëve, kryeministri Rama është përfshirë në debat me deputetë të opozitës por edhe drejtuesin e seancës, Vangjel Dule.

“Z.drejtues i seancës ky nuk është klubi i shtëpisë së oficerëve. T’i japim fund shkeljes së rregullores. Ju lutem shumë zbatoni rregulloren. Kjo nuk është shtëpia e oficerëve”, ka thënë Rama.

Kryeministri më pas ka thënë se shkelja e rregullores është e patolerueshme e nëse rregullorja nuk zbatohet Partia Socialiste do të tërhiqet.

“Po ju kërkoj edhe njëherë zbatoni rregulloren. Po ju citoj (citon rregulloren). Jemi në një moment kritik të zbatimin të rregullores. Marrja e fjalës është në shkelje të rregullores. PS do tërhiqet nëse nuk zbatohet rregullorja. Nuk mund të japim çdo të enjte një shfaqje që është e denjë për shtëpinë e oficerëve”, ka thënë kryeministri Rama, gjatë debateve në Kuvend.

Më pas drejtuesi i seancës i ka dhënë fjalën ish kryeministrit Berisha dhe deputetes Topalli, duke i kërkuar disa herë për vetpërmbajtje, por Rama ka ndërhyrë sërish duke kërkuar për herë të fundit zbatimin e rregullores.

“Për të tretën herë dhe të fundit të zbatohet rregullorja. Këto janë për procedurë. Kërkesa për procedurë që ndezet mikrofoni dhe vazhdon thashethemi i klubit të oficerave. Ju lutem shumë se e kemi bërë këtë parlament qesharak për një vit e kusur duke shkelur dhe duke e bërë frymë shkeljen këtu, duke i dhënë popullit shqiptar një shfaqje si ajo e kopshtit zoologjik. Mjaft me këtë teatër absurd”, ka thënë Rama.

Me pas opozita ka braktisur seancën, gjatë 15 minutave pushim të dhëna nga drejtuesi i seancës por deputetët e qeverisë si dhe e vetmja opozitare, deputetja Mesila Doda, u rrikthyen për votimin e kërkesës së Prokurorisë.

Kërkesa për heqjen e imunitetit për dy deputetët Mark Frroku dhe Tom Doshi u votuan, përkatësisht me 79 vota pro dhe 1 abstenim dhe 80 vota pro.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj-Kodheli, marrëveshje me Forcat e Armatosura për punësimin e të rinjve
Didi-Dominic: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit mes policive kroate dhe shqiptare »
Article Logic
Execution time: 0.01298189163208
array(1) { ["section"]=> string(58) "rama-kercenon-me-bojkot-nese-nuk-zbatohet-rregullorja-7002" }