Kryeministri Edi Rama ka kërkuar zgjatjen e periudhës së Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Ai i ka bërë kërkesë Parlamentit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 31 mars. Gjendja e Jashtëzakonshme në vend u shpall pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas 51 viktima.
Kujtojmë se me dhjetra familje ndodhen ende të strehuara nëpër çadra ndërsa dimri ka trokitur dhe temperaturat sa vjen e ulen duke e bërë edhe më të vështirë situatën për të pastrehët.
Për këtë, dy ditë më parë, Rama ngriti Ministrinë e Shtetit për Rindërtimin, në krye të së cilës vendosi ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.