Rama kërkoi 800 mijë vota për mandatin e tretë, Tabaku: Mund t’i shohë në ëndërr, askush nuk e beson më Ramën

Publikuar tek: politike, më 14:12 08-07-2020 Rama kërkoi 800 mijë vota për mandatin e tretë, Tabaku: Mund t’i shohë në ëndërr, askush nuk e beson më Ramën Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku

Ish deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas takimit të Ramës me kryetarët e bashkive, duke thënë se kryeministri nuk ka më besimin e askujt.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Tabaku shkruan se askush nuk ka më besim tek Rama dhe se biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër.

Ndërkohë, depytetja ka komentuar edhe deklaratën që kryeministi bëri disa kohë më parë, ku tha se në këtë mandat të tretë kërkon 800 mijë vota.

“800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’i numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar,” shkruan Tabaku.

Postimi i plotë:

800 mijë vota? Po ku do t’i gjejë, se nuk ka më as në shitje që t’i dalin llogaritë?! Të gjithë mezi po presin që të ikë, duke mbyllur një nga kapitujt më të këqinj të këtyre 30 viteve.

Askush nuk ka më besim tek Edi Rama, as socialistët vetë, as ata qytetarë që e votuan në mirëbesim për premtimet e bujshme.

Biznesi dhe qytetarët e shohin si problemin e tyre kryesor dhe duan që t’i drejtojë një qeveri tjetër, e cila të mos i vjedhë, të mos i torturojë nëpër zyra burokratike, të mos gjobiten nga taksidarët që u rrinë tek dera, duan një qeveri që u siguron taksa të ulëta për të zhvilluar biznesin dhe për të marrë më shumë të ardhura nga paga mujore.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë fakton rënien e treguesve të besimit tek biznesi dhe klimën armiqësore, të krijuar këto vite nga qeveria.

Matjet tregojnë se kjo është rënia më e madhe e besimit të biznesit. Çdo fushë është e prekur. Indeksi i sipërmarrjes së shërbimeve, që tregon mbylljen e vendeve të punës, ka rënë me 60%, besimi i tregtisë apo indeksi i industrisë, që tregon përkeqësim të bilancit tregtar, është në kufijtë më të ulët historikë.

Qytetarët do të kenë më pak para, do të konsumojnë më pak, bizneset do të fitojnë më pak. E vetmja gjë që është shumë, është rritja stratosferike e borxhit, në nivelin 93% të prodhimit kombëtar.

800 mijë votat Edi Rama mund t’i shohë në ëndërr, mund t’I numërojë me mend, siç numëron pasuritë e grabitura të vendit, por ai duhet të nisë e të mësohet me faktin se koha e tij ka perënduar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066139698028564
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-kerkoi-800-mije-vota-per-mandatin-e-trete-tabaku-mund-t-i-shohe-ne-enderr-askush-nuk-e-beson-me-ramen-213235" }