Kryeministri Edi Rama ka postuar në facebook një video të ministrisë së Zhvillimit Urban, që tregon projektet e ndërmarra për përmirësimin e kushteve turistike në bregdetin e jugut të vendit.
Sipas Ramës, këto projekte të “Rilindjes Urbane” prekin të gjithë hapësirën turistike.
“Ja si po rilind bregu i Jonit mes impianteve të grumbullimit e përpunimit të mbeturinave, ujësjellësve të rinj, linjave të reja për energjinë si edhe programit të Rilindjes Urbane që prek të gjithë hapësirën turistike. Ndryshime reale”, shkruan Rama.