Kryeministri Edi Rama vazhdon maratonën e takimeve post-tërmet me banorët.
Sot ai ka folur për dy ministret, Belinda Ballukun e Energjisë dhe Olta Xhackën e Mbrojtjes.
Për Ballukun, Rama ka zbuluar se flinte në makinë ndërsa ka kujtuar edhe faktin që Xhaçka sapo kishte lindur kur ndodhu tragjedia.
‘Padrejtësisht duket sikur të tjerët rrinë tek shtëpia. Belindën e detyrova unë me zor, me zor që të flinte në shtëpi se flinte në makinë. Dy orë flinte në makinë. Dhe ajo tjetra, ministrja e Mbrojtjes, sa ka lindur fëmijën dhe rrugëve ndenji. S’po flasim për heroizma, por po them që gjithë kanë bërë maksimumin. Kur ishte momenti i parë që e pashë thashë o Zot më ndihmo si ta përballojmë këtë situatë se është më e madhe se forcat tona. Sistemuam me çadra, me hotele me 5 yje, apo shtëpi me qira’, tha kryeministri Rama.