Rama komunikim URGJENT me qytetarët, i merr në telefon një e nga një: Edi Rama jam, ça problemi ke (VIDEO LIVE)

Publikuar tek: politike, më 20:41 25-03-2020 Rama komunikim URGJENT me qytetarët, i merr në telefon një e nga një: Edi Rama jam, ça problemi ke (VIDEO LIVE) Kryeministri Edi Rama komunikon me qytetarë

Kryeministri Edi Rama ka nisur komunikimin me qytetarët që janë ankuar në platformën elektronike “Shqipëria që Duam”, lidhur me problemet që kanë për shkak të krijuar nga situata e koronavirusit.

Rama po telefonon një e nga një të gjithë qytetarët që kanë dërguar pyetjet apo ankesat e tyre.

“SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK. BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE”, shkruan Rama.

Një pjesë e madhe e telefonatave mes kryeministrit Rama dhe qytetarëve kanë patur në fokus problemet ndryshimin e përditshmërisë për shkak të situatës nga koronavirusi. Qytetarët kryesisht kanë shprehur shqetësimin për vendin e punës, bizneset por dhe të pastrehët nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Si je i dashur, Edi Rama jam unë

Qytetari: Përshendetje zoti Edi Rama

Edi Rama: Të marr se ke shënuar arsye ekonomike, më thuaj çfarë problemi ke dhe si mund të të ndihmojmë

Qytetari: Jam në Sukth të Durrësit, jemi jashtë

Edi Rama: Ça bëni jashtë?

Qytetari: Jam në oborr

Edi Rama: Futu brenda! Fol

Qytetari: Më është dëmtuar shëpia nga tërmeti, është bërë e pabanueshme

Edi Rama: Sot brenda ditës ose natën, do të vijnë nga Ministria e Mbrojtjes dhe do të sjellin çadër, shtëpia do të të bëhet e re.

Video Live:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çelja e negociatave, Ditmir Bushati propozon ‘Pakt për Europën’: Politikanët të bëhen bashkë, të respektojmë rregullat edhe kur nuk biem dakord
“Bonjour Mr. President”, Rama flet live me qytetarët por një telefonat tjetër i vjen papritur dhe mbyll celularin »
Article Logic
Execution time: 0.0047237873077393
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-komunikim-urgjent-me-qytetaret-i-merr-ne-telefon-nje-e-nga-nje-edi-rama-jam-ca-problemi-ke-video-live-200084" }