Rama korrigjon gabimin nga Vuçiç te Merkel: Të gjithë monitorët transmetojnë “live”

Publikuar tek: aktualitet, më 14:00 08-07-2015 Rama korrigjon gabimin nga Vuçiç te Merkel: Të gjithë monitorët transmetojnë “live” Monitorët e vendosur për vizitën e Merkel (majtas) , dy monitorët për vizitën e Vuçiç (djathtas)

Nga vizita e kryeministrit serb Vuçiç në Shqipëri, disa nga mediat nuk mbetën fort të kënaqura nga kryeministri Rama për faktin se në sallën ku do mbahej konferenca për shtyp kishte vetëm dy monitorë të televizioneve A1 Report dhe Top News që transmetonin direkt.

Duket se këtë herë kryeministri Rama e ka korrigjuar gabimin sepse tashmë që Merkel ndodhet në Kryeministri në një takim kokë më kokë me Ramën, të gjitha monitoret e të gjithë kanaleve televizive gjenden aty për të përcjellë direkt ngjarjen e madhe dhe konferencën e përbashkët për shtyp.

News 24, ABC News dhe Ora News që herën e parë ishin pa monitor tashmë kanë të drejtën e barabartë të transmetojnë ashtu si kolegët e kanaleve të tjera .

Lexo edhe: Revoltohen gazetarët: Në sallën e shtypit vetëm dy monitorë të A1 Report dhe ABC News

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Merkel në Kryeministri, përshëndet me përzemërsi shqiptarët në bulevard
Kancelarja Merkel nuk e sheh Edi Ramën si lider të rajonit të Ballkanit »
Article Logic
Execution time: 0.012179136276245
array(1) { ["section"]=> string(86) "rama-korrigjon-gabimin-nga-vucic-te-merkel-te-gjithe-monitoret-transmetojne-live-15617" }