Rama korrigjon lapsusin e Berishës: Nuk është rastësi Sali, mos doje të thoje ...

Publikuar tek: politike, më 13:17 08-02-2018 Rama korrigjon lapsusin e Berishës: Nuk është rastësi Sali, mos doje të thoje ...

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij të parë për seancën e sotme parlamentare me replika me ish-shefin e qeverisë, Sali Berisha.

Sipas tij, opozita është në gjendje të bëjë gjithçka që të shpëtojë nga vettingu dhe reforma në drejtësië, që sipas Ramës nuk arritën ta ndalojnë dot.

Madje, Rama, i cili e mori fjalën e tij pas Berishës, e korigjon duke i thënë se tha 21 janari, në vend që të thoshtë 21 dhjetorin.

“Do ishit në gjendje të shpërtheni edhe luftë nukleare nëse do kishit gjë në dorë. Keni humbur pushtetin dhe arsyen, tani edhe gjumin. Politika juaj është jerm dhe baltë sepse e shkreta reforma në drejtësi që e votuat këtu me të dyja këmbët në një këpucë sepse ai vettingu që nuk e ndalët dot, se kjo partia këtu që nuk e mundët dot, ju ka futur në një hall të madh. Jeni gati të bëheni eskimezë, dele e zezë që të mos jeni këta që jeni, që mos ju kapin.

Sali, ngrihesh këtu e thua 21 janari , ndërkohë që deshe të thuash 21 dhjetorin, nuk është rastësi, gjuha shkon aty ku dhëmb, atë vend nuk ta lan dot Sali.
Ti Sali, bashkë me artistin, mikun tim Lulzim e futët detin në govatë dhe firmosët një marrëveshje antikushtetuese që e quhet tradhëti ndaj atdheut për cënim territorial.

Sot jeni gati edhe detin ta nxirrni rrugëve. S’jeni naiv, sidomos ti Sali, je i ditur dhe i djallëzuar por je i trembur. Por ka edhe njerëz mes jush që skanë arsye pse të tremben”, tha Rama.

Në këtë moment, është ngritur në këmbë Berisha dhe i kërkon llogari se ku ishte ditën e protestës së opozitës në 27 janar.

Berisha: Pse ia mbathe ditën e protestës?

Ruci: Ulu zoti Berisha, më pas do marrësh fjalën për replikë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015889883041382
array(1) { ["section"]=> string(82) "rama-korrigjon-lapsusin-e-berishes-nuk-eshte-rastesi-sali-mos-doje-te-thoje-109570" }