Rama krah Mogherinit: I lutem opozitës, ftoj Lulzim bashën! Të bëjmë bashkë kombëtaren me fanelën kuqezi

Publikuar tek: barometri, më 07:45 19-04-2018 Rama krah Mogherinit: I lutem opozitës, ftoj Lulzim bashën! Të bëjmë bashkë kombëtaren me fanelën kuqezi

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë me shefen e diplomacisë Federica Mogherini i është lutur opozitës mos bashkëpunojë me asnjë faktor të huaj politik që kërkon të pengojë Shqipërinë në procesin e anëtarësimit drejt BE.

Rama ka ftuar sërisht Lulzim Bashën që të sillen më Shqipërinë si me një kombëtaren e futbolli, me fanelën e përbashkët kuqezi.

“Sot dua ti lutem jo si kryeministër, jo e jo si kryetar i PS por si shqiptar, si qytetar, përfaqësuesve të opozitës mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do të pengojë Shqipërinë në këtë proces, mos udhëheqë zyra deputetësh me të pavërteta dhe mos eksportojnë baltën e luftës tonë të brendshme politike por ta lënë mënjanë mllefin.

Unë e ftoj përsëri Lulzim Bashën me deputetët e tij që të bëjmë bashkë një skuadër kombëtare me fanelën ,kuqezi e tu kërkojmë respekt për këtë vend. Nuk kam fituar unë, qeveria, as PS ka fituar Shqipëria pa dallim se e dinë të gjithë që shqiptarët të majtë a të djathtë s’kanë mes tyre asnjë ndasi dhe s’ia lejojnë vetes të ndahen kur vjen puna për këtë ëndërr kombëtare”, tha Rama.

Më shumë nga fjala e Ramës:

Falenderimi për zonjën e diplomacisë së europës së Bashkuar është posacërisht i vecantë dhe i ndjerë sepse arritja e rezultatit të shumëpritur për celjen e negociatave është e lidhur drejtpërdrejt e lidhur edhe me punën e palodhur të Federica Mogherinit dhe mbështetjen e saj të papepur për rajonin dhe Shqipërinë po ashtu.

Rajoni ynë ka bërë hapa të rëndësishëm përpara por ne kemi nevojë për miq të vërtetë në europë të cilët të njohin historinë tonë, të kuptojnë vështirësitë tona, të vlerësojnë ndershmërisht përpjekjet dhe arritjet tona aspak të lehta dhe padyshim të kenë dëshirën e vullnetin të na mbështesin aty ku ne mungojmë.

Është fakt i njohur botërisht, forca spektike na shohin e nuk ngurrojnë të na përdorim kur ua do interesi si mish për top për interesat e tyre. Ne ia kemi dalë të hedhim një hap të rëndësishëm historik, në rrugën e përpjetë të realizimit të një ëndrre kombëtare.

Ne emër të të gjithëve e falenderoj megjithë zemër për gjithcka ka bërë deri këtu, duke na inkurajuar, kritikuar kur ka qenë nevoja në një rrugë aspak të lehtë. Shumë shumë faleminderit.

Falenderoj edhe presidentin Junker dhe komisionerin Hahn që është investuar me mendje dhe me zemër.

Sic e theksova dhe dje, Shqipëria ka marrë atë që meriton në këtë fazë të zhvillimit të saj. As më shumë e as më pak.

Me dhënien e rekomandimit i kanë dhënë Shqipërisë një status të ri, por ky nuk është fundi i përpjekjeve është fillimi i një faze tjetër edhe më të vështirë, kapitull historik që mbetet për t’u shkruar.

Ndëshkimi i të gjithë atyre që kanë hesape me drejtësinë, ky është një faqe që duhet shkruar në kapitullin e ri, pastrimi i policisë së shtetit me vettingun është domosdoshmëri përmbajtësore e kësaj faze të re me operacione e rezultate të kërkuara, pastrimi në administratë në cdo nivel janë një proces që duhet thelluar.

Këto dhe plot të tjera janë të shkruara në listën e detyrave të Shqipërisë, sot s'ka më asnjë minutë për të festuar se duhet nisur menjëherë puna e gjatë dhe e stërmundimshme drejt marrjes së diplomës së anëtarësisë.

Jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje të Shqipërisë, dëftesa nuk u mjafton të gjithëve për të na hapur rrugën duke nxjerrë bishta. Nuk është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtare ka individë ka forca që ke ta themi hapur nuk e duan zgjerimin. Jemi të përgatitur për të dëgjuar edhe çudira sepse loja politike nuk është ndonjë shkencë e madhe për t’u kuptuar, e Shqipëria nuk është ndonjë forcë e madhe për mos u përdorur si mish për top por këto do i trajtojmë me qetësi me vendosmërinë e argumentave. Dëftesa që kemi në dorë nga dje, na e bën më të lehtë këtë punë. Sot dua t'i lutem jo si kryeministër, jo e jo si kryetar i PS por si shqiptar, si qytetar,përfaqësuesve të opozitës mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do të pengojë Shqipërinë në këtë proces, mos udhëheqë zyra deputetësh me të pavërteta dhe mos eksportojnë baltën e luftës tonë të brendshme politike por ta lënë mënjanë mllefin.

Unë e ftoj përsëri Lulzim Bashën me deputetët e tij që të bëjmë bashkë një skuadër kombëtare me fanelën ,kuqezi e tu kërkojmë respekt për këtë vend. Nuk kam fituar unë, qeveria, as PS ka fituar Shqipëria pa dallim se e dinë të gjithë që shqiptarët të majtë a të djathtë s’kanë mes tyre asnjë ndasi dhe s;’a lejojnë vetes të ndahen kur vjen puna për këtë ëndërr kombëtare. Nuk ka asnjë kuptim që qoftë dhe n jë shqiptar i vetëm tu bashkohet këtyre individëve a forcave që për fat të mirë janë pakicë në europën kur ne duhet të bëhemi pjesë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024754047393799
array(1) { ["section"]=> string(108) "rama-krah-mogherinit-i-lutem-opozites-ftoj-lulzim-bashen-te-bejme-bashke-kombetaren-me-fanelen-kuqezi-117420" }