Rama krahason Bashën me Merkel: Më vjen keq për negociatat, Gjermania ka qenë pro hapjes

Publikuar tek: politike, më 18:27 21-10-2019 Rama krahason Bashën me Merkel: Më vjen keq për negociatat, Gjermania ka qenë pro hapjes Foto e shperndare nga Kryeministri Rama

Kryeministri Rama vijon replikat në rrjetet sociale me kryedemokratin Basha për mos-hapjen e negcoiatave me BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në 18 tetor.

Këtë herë, Rama ka zgjedhur të krahasojë reagimin e Bashës, i cili e quan dështim të qeverisë mos-hapjen e negociatave, me atë të kancelares gjermane Angela Merkel. Merkel është shprehur sipas dhe fotos që ka publikuar Rama, se vendet e BE duhet të mbajnë premtimet që japin dhe jo tju kthejnë shpinën vendeve që duan të anëtarësohen.

Më herët kryeministri Rama, ka publikuar dhe mesazhin e Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk dhe të kryeministrit të Italisë Giuseppe Conte.

74664654_10157090861221523_6656884371733086208_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020056962966919
array(1) { ["section"]=> string(93) "rama-krahason-bashen-me-merkel-me-vjen-keq-per-negociatat-gjermania-ka-qene-pro-hapjes-182949" }