Rama krahason Metën me paraardhësin: BUJAR NISHANIN e kujtojmë sot për mirë (Zbulon ARSYET pse mori vendimin për zgjedhjet në 8 qershor)

Publikuar tek: politike, më 12:46 13-06-2019 Rama krahason Metën me paraardhësin: BUJAR NISHANIN e kujtojmë sot për mirë (Zbulon ARSYET pse mori vendimin për zgjedhjet në 8 qershor)

Kryeministri Edi Rama vijon të jetë i ashpër në fjalën e tij për presidentin Ilir Meta në Kuvend.

 

Duke e dënuar ashpër anullimin e zgjedhjeve nga Meta, kreu i qeverisë e ka krahasuar këtë të fundit me ish-presidentin Nishani.

Sipas tij, Nishani në marrëveshjen e 2017-ës nuk e vendosi kushtetutën në shërbim të partisë së tij.

"Presidenti jo vetëm që nuk mund ti heqë popullit nga kushtetuta dhe ligji por nuk ka të drejtë të vendosë asgjë, zero. Përvec asaj që i thotë kushtetua. 2 vjet më parë kur arritëm marrëveshjen me Bashën. Parardhësi i Ilir Metës, Bujar Nishani na e kërkoi me firma dakordësinë për shtyrjen e afatit me 1 javë të zgjedhjeve. E vërteta duhet të thënë edhe kur nuk mund të mos na vijë për mbarë. Nishani nuk e interpretonte kushtetutën sipas erës së partisë, asnjëherë nuk ia vuri kushetutën edhe firmën e tij në dispozicion të axhendës politike. U desh që të bëhej Ilir Meta president që, Bujar Nishanin presidenti më partiak ta kujtojmë sot për mirë. U desh të bëhej Ilir Meta që libri i historisë botërore të fusë aktin e çfirmosjes. U desh Ilir Meta që jo vetëm fjalët t'i marrë era . U desh të bëhej president Meta që historia e filozofisë të përballet me një histori befasuese. Të gjithë filozofët grekë janë rrotulluar në varret e tyre kur u ka ardhur ky absurd", tha Rama.

Më tej kryeministri u ndal edhe tek arsyet që sipa stij Meta e mori atë vendim pikërsiht pasditen e 8 qershorit, kur opozIta po protestonte në shesh.

"Pse vallë Ilir Meta e bëri këtë ndërhyrje të llahtarshme? E bëri atë ditë kur SHBA kishte dënuar dhunën, bojkotin duke treguar me gisht 2 persona Bashën dhe Kryemadhin si përgjegjësit për atë që ndodhte. Disa mendojnë se ai ndërhyri për të shpëtuar futyrën e revolucionit të Bashës dhe Kryemadhit. Të tjerë mendojë se ai e shbëri firmën e tij si një fshirje me gisht e filxhanit të kafese në fund", tha Rama.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03262996673584
array(1) { ["section"]=> string(140) "rama-krahason-meten-me-paraardhesin-bujar-nishanin-e-kujtojme-sot-per-mire-zbulon-arsyet-pse-mori-vendimin-per-zgjedhjet-ne-8-qershor-168064" }