Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e shqiptarëve.
“Sa më shumë kalojnë dhe do të kalojnë vitet, aq më shumë do të lartësohet Ibrahim Rugova në sytë e krejt shqiptarisë”, shkruan Rama krah fotos së presidentit historik Ibrahim Rugova.
Kujtojmë se sot shënohet 15 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, në Prishtinë, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.