Rama kujton MARRËVESHJEN me Bashën: E mora për dore se po përfundonte në greminë (Si nxorën kriminelët nga burgu me leje lindje)

Publikuar tek: politike, më 19:09 03-06-2019 Rama kujton MARRËVESHJEN me Bashën: E mora për dore se po përfundonte në greminë (Si nxorën kriminelët nga burgu me leje lindje)

Kryeminstri Edi Rama kujtoi marrëveshjen me kreun e opozitës Lulzim Basha në vitin 2017, gjatë takimit me banorët e Mirditës.

Rama tregoi se kapi për dore Bashën dhe e ndaloi të ecte drejt greminës, të cilën pretendon se e kishte vetëm një hap larg.

Gjithashtu kryeministri deklaroi se opozita ka nxjerrë kriminelë nga burgu me leje lindje në kohën kur në pushtet ka qenë Sali Berisha.

'E mora për dore Bashën në 2017-tën. I thashë dëgjo këtu ku po shkon edhe një hap po të bësh do të përfundosh në greminë. Kthehu kthehu dhe hajde futu në zgjedhje të bëjmë dicka për këtë vend. I thashë çfarë don? I thash merr kë të duash. Drejtësinë, arsimin, burgjet se te burgjet e kanë mendjen gjithë kohës. Jo e kanë gjithë kohës sepse këta që flasin për kriminelë, kur bënin  fushata dhe ishin në pushtet kanë dhënë dhe leje lindje për kriminelët. Jo është e vërtetë, kanë dalë nga burgu për fushatë për të trembur njerëzit nga katundi kriminelë me leje lindje, se nuk dinë t'i justifikojnë, janë dembelë. Hë mo se ky e ka barkun e madh dhe do lindë.

Ia dhashë të gjitha që kërkoi. Ndërsa unë kërkova, votimin e vettingut, mos të shajë anglisht Shqipërinë dhe të njohë rezultatin e zgjedhjeve. I mori të gjitha mori dhe atë që mori nga populli dhe iku me pushime, i njohu zgjedhjet deri në vjeshtë dhe më pas filloi tekat', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024842023849487
array(1) { ["section"]=> string(132) "rama-kujton-marreveshjen-me-bashen-e-mora-per-dore-se-po-perfundonte-ne-gremine-si-nxoren-kriminelet-nga-burgu-me-leje-lindje-166831" }