Rama largon Ditmir Bushatin dhe promovon Gent Cakajn në PS, pa “ofiqe” edhe Nikolla e Gjylameti

Publikuar tek: politike, më 20:41 23-07-2019 Rama largon Ditmir Bushatin dhe promovon Gent Cakajn në PS, pa “ofiqe” edhe Nikolla e Gjylameti

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka bërë sot disa ndryshime të rëndësishme në strukturat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, duke larguar disa figura të rëndësishme dhe me kontribut të në këtë forcë politike.

 

Pa humbur fare kohë, Rama vendosi ti njoftojë këto ndryshime gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së ditën e sotme, duke larguar nga poste brenda PS-së Ditmir Bushatin, Lindita Nikollën dhe Blerina Gjylametin.

Pasi e zëvendësoi me Gent Cakajn në postin e Ministrit të Jashtëm, një nga lëvizjet më të kritikuara brenda dhe jashtë PS-së, Rama vijon të promovojë djalin e ri nga Kosova duke e zgjedhur sekretar të rinisë socialiste, teksa largon edhe më tej Bushatin, i cili tashmë nuk ka në dorë asnjë pozicion të rëndësishëm në këtë forcë politike.

Drejtues i PS-së në qarkun e Shkodrës, në vend të Bushatit është caktuar Valdrin Pjetri, kryetar bashkie në këtë qytet pas 30 Qershorit.

Edhe zëvendësimi i Blerina Gjylametit nga drejtimi i PS-së në Tiranë, me dyshen ElisaSpiropali-Ervin Bushati, ndërsa ish-Ministrja e Arsitmi Lindita Nikolla është zëvendësuar nga Sandër Lleshaj në drejtimin e PS-së për qarkun e Lezhës.

Rama duhet ta ketë tashmë në duar një analizë paraprake për rezultatin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por disa nga lëvizjet e sotme mendohet të kenë lidhje me “qëndrimet ndryshe” brenda PS-së.

Ditmir Bushati ishte i pari që iu përgjigj interesit të gazetarëve lidhur me këto ndryshime.

Bushati zgjodhi fjalën “ofiqe” në vend të “postit”, ndërsa tha se tashmë që s’ka asnjë të tillë në dorë, e bën të edhe më të vendosur të çojë “projektet e tij përpara”.

“Nuk ka rendësi jam me post apo jo, por për çfarë çështjesh luftoj. Mungesa e ofiqit më bën të jem edhe më i vendosur për të çuar përpara projektet e mia”, tha Bushati.

“Të jeni të qetë do të ketë komunikime të mëtejshme”, tha Bushati duke paralajmëruar për zhvillime të mëtejshme brenda PS-së, pas dorës së hekurt të Ramës për të bërë ndryshme kaq të befasishme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088891983032227
array(1) { ["section"]=> string(99) "rama-largon-ditmir-bushatin-dhe-promovon-gent-cakajn-ne-ps-pa-ofiqe-edhe-nikolla-e-gjylameti-173130" }