Një konflikt i ri mund të lindë midis Presidencës dhe Kryeministrisë. Kësaj here “mollë e sherrit” nuk janë çështjet e “nxehta” politike, por pushimet. Kryeministri Edi Rama thuhet se i ka mbyllur vilat qeveritare Presidentit, duke shmangur në këtë mënyrë vënien në dispozicion të ambienteve rezidenciale për pushimet që do të kalojë Presidenti. Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare nuk ka pranuar që Presidenti të kalojë pushimet në vila qeveriatre, kjo pasi nga Presidenca është kërkuar 10 ditë për pushime të Presidentit te vila qeveritare në Dhërmi. Por një kërkesë e tillë është refuzuar me argumentin se po restaurohet, shkruan gazeta”Shqip”.
Ndërkohë nga Presidenca është kërkuar që të pushohet 10 ditë në gusht, por sërish kërkesa është rrëzuar pasi gushti është planifikuar për kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta.
I njëjti vendim është marrë edhe në Drilon dhe Dajt, duke mos i lënë kështu asnjë hapësirë për pushime Presidentit Nishani, veçse në Durrës.