Rama 'lëshon gojën': Ka nga ata shqiptarë që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun

Publikuar tek: politike, më 23:50 26-02-2020 Rama 'lëshon gojën': Ka nga ata shqiptarë që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka ‘lëshuar’ fjalorin e tij teksa fliste në lidhje me marrëdhëniet e Rusisë me Shqipërinë, ndërsa ka shigjetuar opozitën shqiptare.

Në një intervistë “Real Story”, ku studio e emisionit është zhvendosur sot në Moskë, atje ku kryeministri ndodhet për një vizitë zyrtare (e para), Rama theksoi se në Shqipëri ka mjaftueshëm nga ata shqiptarë, duke nënkuptuar opozitën, që sipas tij bëjnë ashtu siç do donte Rusia, pa qenë fare nevoja që ky shtet të ndërhyjë. Po ashtu Rama nuk perjashtoi edhe faktin se ne Shqiperia ka ‘ndikim rus’.

“Në Shqipëri i kemi mjaftueshëm ata që janë shqiptarë dhe që bëjnë si do donte Rusia, pasi nuk nevojë që të thotë ky shtet. Ata s’janë rusofil. S’po them se Rusia ka një axhendë siç bën në vendet e tjera, pasi në Shqipëri kemi nga ata që “Për inat të vjehrrës flenë me mullixhiun”. Nëse e trajtojnë si vjehrrë Shqipërinë për shkak të qeverisë, vetvetiu bëjmë punën e mullixhiut. Kemi njerëz në media, në politikë. I kemi……Nëse do i përkisja këtij konspiracioni rus, ata e bëjnë mirë punën tonë. Se përjashtoj (që ka ndikim rus), por në Shqipëri historikisht ne kemi bërë punët e forcave jomiqësore ndaj nesh më mirë se sa do t’i bënin forcat jomiqësore po të ishin vetë, që nga inati i vjehrrës janë palluar me mullixhiun dhe pa e pas mullixhiu fare në axhendë këtë punë.”, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Paniku është më i madh se dëmi real’, Rama: Si shtet i kemi marr masat për koronavirusin, s’mund të mbyllim kufirin për shqiptarët
»
Article Logic
Execution time: 0.0085949897766113
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-leshon-gojen-ka-nga-ata-shqiptare-qe-nga-inati-i-vjehrres-jane-palluar-me-mullixhiun-196582" }