Rama lexon listën me ushqime, tregon se çfarë përmban “pakoja e standartizuar e solidaritetit”

Publikuar tek: politike, më 18:17 03-04-2020 Rama lexon listën me ushqime, tregon se çfarë përmban “pakoja e standartizuar e solidaritetit” Forcat e Armatosura duke shpërndarë pako me ndihma ushqimore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me akuzat se pakot e ndihmave shkojnë për miqtë, të njohurit apo për ‘njerëzit e partisë’.

Rama theksoi në komunikimin “live” se deri në sot është trokitur në mbi 163 mijë dyer, për t’i dhënë ndihmën në ushqime.

Kryeministri, ndryshe nga herët e tjera ka zbuluar edhe listën me produktet bazë që kanë shkuar për njerëzit që jetojnë ende në çadër si pasojë e tërmetit, apo për gjithë personat që janë në vështirësi. “Makarona 4 kg, oriz 5 kg, vaj 2 litra, sheqer 2 kg, kripë, salcë 2 kg, fasule 4 kg, miell 25 kg për një muaj. Detergjent, sapun 5 copë. Është pako për dy javë janë këto”, ka theksuar kryeministri, raporton newsbomb.al.

Pjesë nga deklarata e kryeministrit:

“Për temën e ndihmave, unë po them kaq: Shoh një kategori njerëzish që tallen, përqeshin, shajnë, ofendojnë, mijëra njerëz që sot po shkojnë derë më derë për një qese. Thonë se ndihmat ndahen për miqtë dhe shokët, për partinë. Ato që unë publikoj janë ndihma ushqimore ose barna, janë 163.663 dyer ku ne kemi trokitur deri sot.  Respekt për ata që e bëjnë këtë punë, ata që i marrin këto qese me ndihma nuk kanë facebook dhe janë falenderues. Ndihmat janë standartizuar nga rezerva e shtetit, më parë ishin ndihma zemre, solidariteti.

Nuk është pako që hidhet ted era për të larë gojën, është e standartizaur dhe ne bashkpunojmë ngushtë me shoqatat e bamirësisë. Makarona 4 kg, oriz 5 kg, vaj 2 litra, sheqer 2 kg, kripë, salcë 2 kg, fasule 4 kg, miell 25 kg për një muaj. Detergjent, sapon 5 copë. Është pako për dy javë. Kjo pako ka shkuar te të gjitha familjet që jetojnë në çadër dhe që kanë vështirësi”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095679759979248
array(1) { ["section"]=> string(98) "rama-lexon-listen-me-ushqime-tregon-se-cfare-permban-pakoja-e-standartizuar-e-solidaritetit-201234" }