Rama liron nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Afrim Bakajn e zëvendëson me Isuf Shehun

Publikuar tek: politike, më 20:38 27-01-2016 Rama liron nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Afrim Bakajn e zëvendëson me Isuf Shehun

Kryeministri Edi Rama liron nga detyra drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Afrim Bakajn e zëvendëson me Isuf Shehun. Në një vendim të datës së sotme, AKU-n tashmë do ta drejtojë Shehu. Shehu është zgjedhur nga PDIU dhe deri më tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës. 

Gjatë ditës është përfolur edhe për dy lirime të tjera, por që ende Rama nuk i ka finalizuar në vendim të firmosur prej tij: të Inspektoriatit të Kontrollit të Cilësisë së Karburanteve dhe Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit të Barnave. Të dy drejtorët e rinj do të jenë po nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e Shpëtim Idrizit.

“LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 1, të nenit 65, të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave

VE N D O S I:

Z. Afrim Bakaj, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), lirohet nga kjo detyrë.

Z. Isuf Shehu emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).  Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkruhet në vendimin e zbardhur pas mbledhjes së qeverisë.

 

isufshehuvendim

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0086309909820557
array(1) { ["section"]=> string(113) "rama-liron-nga-detyra-drejtorin-e-autoritetit-kombetar-te-ushqimit-afrim-bakajn-e-zevendeson-me-isuf-shehun-31104" }