Rama: Mario Blejer, këshilltar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 08:50 26-02-2015 Rama: Mario Blejer, këshilltar i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Mario Blejer

Kryeministri Rama ka bërë publik sot emrin e këshilltarit të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejkos. Ai do të jetë Mario Blejer, drejtori i politikave monetare të Bankës së Anglisë.

‘’Mario Blejer, ekonomisti i famshëm që ka qenë dhe drejtor i politikave monetare të Bankës së Anglisë do jetë këshilltari i Guvernatorit tonë!’’, shkruan Edi Rama në ‘’Facebook’’.

Rama e vlerëson Blejerin si një ekonomist të famshëm.

Blejer ka lindur në Argjentinë, në vitin 1948. Ai u bashkua me Fondin Monetar Ndërkombëtar si një këshilltar për politikat monetare, kursin e këmbimit, si dhe politikën fiskale në 1980. Ai ka dhënë leksione në universitetin ‘’Johns Hopkins’’  në mes të 1986 dhe 1991 dhe është emëruar këshilltar i lartë evropian dhe Politikave të Azisë Qendrore të Bankës Botërore në 1992.

Blejer ka dhënë mësim edhe në Universitetin Qendror Evropian në Budapest, nga viti 1996 deri në vitin 2000, dhe ka kontribuar në një grup të botimeve të politikave ekonomike.

Blejer ka qenë zëvendëspresident i Bankës Qendrore të Argjentinës, duke u bërë më pas edhe presidenti i saj. Më pas ai u bë këshilltar i Bankës së Anglisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040398120880127
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-mario-blejer-keshilltar-i-guvernatorit-te-bankes-se-shqiperise-4457" }