Rama mban në ‘ankth’ socialistët: Nëse do jem deputet i Vlorës ose jo do e njoftoj në kohën e duhur

Publikuar tek: politike, më 18:36 26-09-2020 Rama mban në ‘ankth’ socialistët: Nëse do jem deputet i Vlorës ose jo do e njoftoj në kohën e duhur Edi Rama

Kur dukej se Rama e kishte “vulosur” kandidimin e tij si deputet në qarkune Vlorës, kryeministri ka vendosur të “trazojë” edhe njëherë ujërat, duke u shprehur se do ta japë herë tjetër njoftimin nëse do të jetë ose jo deputet në Vlorë.

Fillimisht u përfol se Rama do të kandidonte në qarkun e Durrësit, pasi e vendosi veten e tij si drejtues politik në këtë qark, por pas deklaratës së djeshme në Vlorë ku u shpreh se nuk lëviz nga ai qytet, u mendua se kandidimi i tij do të ishte edhe një herë tjetër në Vlorë.

Deklarata e sotme e Ramës vjen pas takimeve që ai zhvilloi në qytetin e Vlorës me drejtorët dhe asanmblenë e partisë në këtë qytet.

Ai u kërkoi drejtorëve të ishin të vëmendshëm ndaj kërkesave të qytetarëve, ndërsa tha se administratat janë përmirësuar shumë, edhe pse kanë akoma punë për të bërë.

"Unë besoj se kemi bërë një transformim të madh të punës së administratës në tërësi me revolucionin digjital. Pra janë miliona vajtje ardhjet e kursyera për shërbime që duhet ti bënim duke u sorollatur. Nga ana tjetër nuk do të thotë që njerëzit nuk kanë të drejtë kur ankohen për administratën. Është një kantier i madh që vazhdon punën.

Kjo është një luftë e vazhdueshme, unë nuk dorëzohem por njerëzit duhet të bëjnë durim se nuk është e kollajshme. Por kjo nuk është potencialesh për PS por të përgjithshme. Për hir të vërtetës nuk është se jemi kursyer për njerëzit që kanë dështuar apo na kanë turpëruar, por është një luftë që vazhdon dhe kërkon kohën e vet. Administrata është ngrehinë dhe progresi i bërë këto vite është i kuptueshëm. E keqja në këtë rast, e mira nuk ka fund kështu që njerëzit i kanë harruar radhat e pafundme në shi për të paguar faturat e OSHEE apo për të bërë një aplikim. Megjithatë kemi ende shumë për të përmirësuar për shërbimin online që të mbarojë kjo histori.

Deri në fund të vitit do fusim shërbime të tjera, pra 93% të shërbimeve dhe nuk do jetë e nevojshme të shkoni në zyra për të shkuar apo për të marrë mbrapsht. Do të shihet a jam apo jo në Vlorë. Vërtetë jamë më i gjatë se të tjerët, por në këtë rast jam i barabartë”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri u përgjigj edhe në lidhje me deklaratat e Sali Berishës. Ai tha se Berisha është një njeri që nuk duhet dëgjuar për shkak edhe të moshës së tij.

"Do iu sugjeroj miqësisht që ta konsideroni për moshën që ka një njeri që thjesht duhet lënë në vetminë e tij dhe pastë jetë të gjatë e shëndet dhe i gëzoftë.

Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk ka asgjë çfarë u jep më dhe fatkeqësisht për të dëgjuar atë që populli thotë mos ia dëgjo plakut, se është fatkeqësi për ata që e dëgjojnë.

Unë se kam dëgjuar fare se çfarë ka thënë është një njeri që duhet injoruar plotësisht", tha Rama.

Lexo edhe: 'Iku nga Durrësi se ka frikë nga Basha', Rama ironizon Berishën: S'ka çfarë i jep Shqipërisë! Të ketë shëndet dhe i gëzoftë... (E PLOTË)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013439893722534
array(1) { ["section"]=> string(103) "rama-mban-ne-ankth-socialistet-nese-do-jem-deputet-i-vlores-ose-jo-do-e-njoftoj-ne-kohen-e-duhur-221775" }