Rama mbledh deputetët e veriut, u prezantohen drejtuesit Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati

Publikuar tek: politike, më 19:44 31-08-2015 Rama mbledh deputetët e veriut, u prezantohen drejtuesit Lindita Nikolla dhe Ditmir Bushati

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 20:00 një takim me deputetët e qarkut të Lezhës, Dibrës, Shkodrës dhe Kukësit për t'i komunikuar përzgjedhjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati si drejtuesë të këtyre rajoneve.

Më herët ështën njoftuar se kryeministri Rama ka vendosur që të riorganizojë strukturat e Partisë Socialiste, e për këtë arsye i ka ndarë ato në 7 rajone me nga një drejtues.

Rajoni Lezhë-Dibër ishte i vetmi ku nuk ishte përzgjedhur drejtuesi, e kjo është vendosur nga Rama, i cili do t'ua komunikojë deputetëve gjatë takimit në selinë e PS-së.

Sa i përket 6 rajoneve të tjera, për Shkodër-Kukës është përzgjedhur si drejtues Ditmir Bushati, Tiranë-Durrës Saimir Tahiri, Elbasan-Korçë Taulant Balla, Fier-Lushnje Blendi Klosi dhe për Vlorë-Gjirokastër është zgjedhur Koço Kokëdhima, ndërsa për qarkun e Beratit nuk ka ende një emër zyrtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028956890106201
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-mbledh-deputetet-e-veriut-u-prezantohen-drejtuesit-lindita-nikolla-dhe-ditmir-bushati-19613" }