Rama mbledh ministrat, i raportojnë situatën në vend: Ja ku janë regjistruar temperaturat më të ulëta

Publikuar tek: aktualitet, më 11:37 10-01-2017 Rama mbledh ministrat, i raportojnë situatën në vend: Ja ku janë regjistruar temperaturat më të ulëta

Moti i keq ka bërë që të mblidhet sot në Kryeministri, Këshilli Kombëtar i Emergjencave për të pasqyruar situatën në të gjithë vendin.

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se menaxhimi i situatave këto ditë ka qenë pozitiv dhe ka falenderuar të gjitha strukturat për angazhimin.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi njoftoi temperaturat e ulëta që janë regjistruar në vend, ai theksoi se i ftohti ka dalë tej parashikimeve të ditëve të mëparshme. Sipas tij temperaturat më të ulëta janë shënuar dje ku kanë kapur vlerat -29 dhe -27 gradë Celsius në Vermosh dhe në fshatin Shtyllë të Librazhdit.

“I ftohti ka dalë tej parashikimeve të ditëve të mëparshme, në ditët në vijim rritje 2 deri 3 gradë, por akulli dhe bora do e kenë sërish të mbërthyer vendin. Prezenca e akullit në të gjitha akset do jetë prezent, edhe qytetarët edhe strukturat, edhe emergjencat duhet të marrin masat e nevojshme. Situata konsiderohet me menaxhim shumë të mirë. Por mesazhi duhet të jetë që gjatë gjithë muajit duhet të marrim masat për rezerva ushqimore, veshmbathje dhe mjetet për mbajtjen hapur të akseve rrugore”­ tha Prençi.

Po ashtu ministri i Transportit, Sokol Dervishaj tha se akset nacionale janë të kalueshme dhe përsa i përket transportit ajror është në monitorim dhe nën kontroll dhe është në gjendje optimale, po ashtu është në situatë optimale edhe transporti ujor.

“Ka disa njësi në zonat e veriut që kanë mbetur pa energji, por duhet të kuptojmë që problem me energjinë do të ketë kur ka furtuna të tilla. Përgjithësisht defektet janë riparuar në kohë dhe rreth 1.800 punonjës janë në terren. Edhe në ditët e ardhshme mund të ketë defekte, por jemi në gatishmëri për riparime. Sistemi elektroenergjitik dhe Hidrovaret janë në punë dhe në vija të përgjithshme nuk pritet ndonjë avari.” tha ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri.

“ Kemi patur dëme të kufizuara në serat me luleshtrydhe dhe domate ku përllogaritet një dëm prej 10 hektarësh.  Kemi arritur të garantojmë fidanishtet e perimeve në mënyrë që kur të filloj sezoni të jenë gati. Shërbimi vetirinar është në gatishmëri dhe nuk kemi problem të raportuara”, tha Panariti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërbohet 19-vjeçari në Rrogozhinë, rreh nënën, babain dhe motrën: Si u shmang më e keqja
Tropoja ngrihet në protestë: Një komb, një qëndrim për Ramush Haradinajn »
Article Logic
Execution time: 0.010664939880371
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-mbledh-ministrat-i-raportojne-situaten-ne-vend-ja-ku-jane-regjistruar-temperaturat-me-te-uleta-65108" }