Rama mbledh ministrat te restoranti në Llogara, zbardhen diskutimet

Publikuar tek: politike, më 18:24 28-08-2017 Rama mbledh ministrat te restoranti në Llogara, zbardhen diskutimet

Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim informal në Llogara të Vlorës kabinetin e ri qeveritar, kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi si dhe kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Balla.

Në takim pritet të diskutohet për shpërndarjen e godinave ministrore, pas ndryshimeve si shkrirja e disa ministrive, ndarjen e kompetencave, rregullimin e 104 drejtorive në varësi, përgatitjen e kuadrit ligjor për zbatimin e skemës së re të qeverisë, hartimi i programit qeverisës si dhe drejtimin e pesë komisioneve parlamentare nga Partia Socialiste.

Takimi ka nisur në orën 17:00 e do vazhdojë dhe ditën e nesërme në një prej restoranteve në Parkun e Llogarasë.

Kabineti i ri qeveritar:

Kryeministër Edi Rama

Zv/ kryeministre Senida Mesi

Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato

Ministria e Jashtme Ditmir Bushati

Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni

Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro

Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla

Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089049339294434
array(1) { ["section"]=> string(72) "rama-mbledh-ministrat-te-restoranti-ne-llogara-zbardhen-diskutimet-90449" }