Rama: Mbledhja e 1.15 mld eurove tregon se negociatat nuk u refuzuan për faj të Shqipërisë

Publikuar tek: politike, më 22:28 18-02-2020 Rama: Mbledhja e 1.15 mld eurove tregon se negociatat nuk u refuzuan për faj të Shqipërisë Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e quan lajm të mrekullueshëm mbledhjen e 1.15 milion eurove në Konferencën e Donatorëve, prej të cilave rreth 850 milion euro janë në formë kredish.

Rama thotë se paratë do të përdoren për t’i dhënë një shtysë para ekonomisë së vendit. Në emisionin “Real Story”, kryeministri Rama e lidhi mbledhjen e shifrës së madhe të parave me refuzimin e çeljes së negociatave vitin e kaluar.

Sipas tij, fakti që u mblodhën aq shumë para, tregon se negociatat nuk u refuzuan për faj të Shqipërisë.

Këtu Rama hasi në kundërshtinë e analsitit Agron Gjekmarkaj, i cili ndërhyri duke thënë se negociatat u refuzuan për shkak të qeverisë dhe jo Shqipërisë, sikundër donacionet u mblodhën për Shqipërinë dhe jo për qeverinë.

“Shqipëria është një vend jo i pasur, është një vend shumë më pak i varfër nga ç’e bëjnë ata që flasin për Shqipërinë. Por është shumë herët më pak i mundur nga ata që ishin aty. Lajmi nuk ishte i mirë, ishte një lajm fantastik. Çka unë mendoj që është e rëndësishme, s’ka arsye pse dikush të gjejë mënyra për të futur te njerëzit mendime apo dyshime. Shqipëria ka qenë vend që rrefuzonte dikur çdo borxh dhe më rezulton që ai vend nuk ekziston më. Kreditë e konferencave të donatorëve nuk janë kredi që mund t’i marrësh në ditën me diell. Së treti, prandaj thashë më parë që ne jemi shumë të inkurajuar nga kjo, sepse na jep një bazë të fortë në planin ekonomik. Dhe jemi në kushtet kur mendoj se mund ta shtymë shumë para ekonominë. E fundit, nëse Shqipëria do të ishte refuzuar për çeljen e negociatave si rezultat i fajit të saj, të jeni të sigurtë që nuk do të merrnin atë që morën dje. Nëse do të ishte ashtu nuk do të kishim marrë këtë mbështetje. Nuk është e vërtetë që Shqipëria është refuzuar për arsyet e saj”, tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087018013000488
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-mbledhja-e-1-15-mld-eurove-tregon-se-negociatat-nuk-u-refuzuan-per-faj-te-shqiperise-195688" }