Rama mbron Bashën, Metën dhe Ilir Kullën, njëlloj si “të vetët”: Nuk ka vend për spekulim, Prokuroria Anti-Mafia ka nxjerr konkulzionet

Publikuar tek: aktualitet, më 12:42 26-01-2021 Rama mbron Bashën, Metën dhe Ilir Kullën, njëlloj si “të vetët”: Nuk ka vend për spekulim, Prokuroria Anti-Mafia ka nxjerr konkulzionet Rama - Basha - Meta - Kulla

Kryeministri Edi Rama, ka marrë në “mbrojtje” kundërshtarët e tij të cilët përmenden gjithashtu në përgjimet e Ndranghetas. Sipas Ramës, edhe pse ata përmenden me emër dhe mbiemër, nuk ka vend për spekulime sepse Prokuroria e Anti-Mafias në Itali i ka nxjerr konkluzionet e veta.

“Ju e dini se sa i gatshëm jam unë ta mbroj Ilir Metën aty ku s’mbrohet sot. Po, faktikisht nëse Ilir Meta përmendet aty me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij (i referohet Ilir Kullës) që njihet dhe si tregtar lajmesh të rreme, i provuar nga Gjykata italiane, se unë e njoh dhe e njoh, po nga Gjyakata si tregtar lajmesh të rreme. Në Itali, për t’i bërë nënën vendit këtu, është aty. Unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. E po pastaj, e po pastaj. Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz, po pastaj”, tha Rama.

Edhe për një prej deputetëve, të arrestuar në Itali në kuadër të këtij operacioni, Rama tha se është mik i Lulzim Bashës, por ai u shpreh se nuk mund të akuzonte kryedemokratin.

“Përderisa prokuroria italiane ka dhënë këtë konkluzon dhe thotë qartësisht ato që ju lexova tre herë, ku hyn këtu spekulimi ky e ai. Sigurisht nga ky hetim rezulton që një deputet që është lidhja e tyre, atje ka marrë goditje për shkak të këtij hetimi, ai dihet që është mik i Lulzim Bashës. Dhe lidhjet e këtyre njerëzve, janë me të djathtën, po pataj? Ca duhet të them unë.

Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e conin mafiozët dhe i jepte fjalën që do ndihmonte mafiozet?! Nuk e them dot kurrë se e dua Shqipërinë më shumë se ju. E dua më shumë se ju se kam më tepër kujdes edhe kur flas për kundërshtarët e mi”, përmblli kryeministri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset një person
Iu bë atentat në Vlorë, kush është Marjon Mitro, pjesë e grupit të vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.011242866516113
array(1) { ["section"]=> string(136) "rama-mbron-bashen-meten-dhe-ilir-kullen-njelloj-si-te-vetet-nuk-ka-vend-per-spekulim-prokuroria-anti-mafia-ka-nxjerr-konkulzionet-236452" }