Rama mbyll sot fushatën në Vlorë, gazetarja: Gjiganti sapo mbërriti, ti je kryeministri që unë dua

Publikuar tek: aktualitet, më 07:56 28-06-2019 Rama mbyll sot fushatën në Vlorë, gazetarja: Gjiganti sapo mbërriti, ti je kryeministri që unë dua

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmë në Vlorë, pasi ashtu sikurse është njoftuar, PS mbyll sot fushatën në qytetin bregdetar.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Vlorë në orët e vona, pas mbarimit të mitingut në Fier. Ndërkohë, me superlativa shprehet gazetarja Egla Imeraj, e cila njëherësh është edhe kandidate për Këshillin Bashkiak në këtë qytet.

Teksa ka postuar një foto me kryeministrin Rama, ajo i drejtohet atij si gjigant dhe lideri që i ktheu Vlorës sipas saj identitetin.

"Sepse ti je lideri i vetëm që Vlorës i ktheve identitetin. Sepse ti je kryeministri që unë dua. Gjiganti sapo mbërriti në Vlorë, në Vlorën që ty do të nderojë ashtu siç ti e meriton", shkruan gazetarja.

Sakaq, ditën e djeshme presidenti Ilir Meta nxorri një dekret të ri, ku shpallte 13 tetorin si datë ku të mbaheshin zgjedhjet lokale. Por kjo nuk u pranua nga PS, ndërsa opozita bën thirrje so do t'i pengojë zgjedhjet.

lllaa.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026840209960938
array(1) { ["section"]=> string(102) "rama-mbyll-sot-fushaten-ne-vlore-gazetarja-gjiganti-sapo-mberriti-ti-je-kryeministri-qe-une-dua-170102" }