Rama me çitjane në Vjenë, shkrin së qeshuri me batuta të pranishmit: Ne mikun e marrim peng me ushqime, pije dhe këngë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:01 09-01-2020 Rama me çitjane në Vjenë, shkrin së qeshuri me batuta të pranishmit: Ne mikun e marrim peng me ushqime, pije dhe këngë Edi Rama në Vjenë

Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndarë veshjen e çuditshme as në Kryesinë e OSBE-së në Vjenë.

Gjatë një fjalimi përpara diplomatëve të huaj dhe përfaqësuesve nga Shqipëria, Rama nuk ka lënë mënjanë as batutat, duke bërë që të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura herë pas here.

Disa nga batutat e Ramës me delegacionet në Vjenë:

“Vjen një djalosh zviceran nga Vjena dhe më thotë mua “Ju çunat në Shqipëri vetëm ziheni. Është natyrale. Dhe unë e pyes veten, “çfarë di ai për luftërat?” Asgjë. Nuk ka luftuar kurrë në jetën e tij”.

“Ju uroj që të kishim në prioritetet tona edhe mikpritjen. Si t’i bëni miqtë të ndihen pengje nga mikpritja. Deri në pikën kur nuk mund t’i ikin ushqimit, muzikës, pijes. Por nuk ka konsensus”.

“Ne kemi tradita të shumta në Shqipëri, edhe muzikë. Nga shekulli i 19. Tani delegacioni grek dhe delegacione të tjera mund të kundërshtojnë duke thënë nuk është tradita juaj, por e jona. Dhe falë zotit nuk kemi kafe në fund, se do të ishte luftë nëse do ishte kafe turke apo greke”.

“Vetëm dy gjëra nuk lufton dot, ekspresin italian dhe kafen gjermane. Edhe pse vetëm kafe nuk është. Nuk e di pse e kanë quajtur atë lëng kafe”.

“Do doja të ngrija një dolli por nuk e di ku e kam gotën”.

fgndfgnfgnfgn.jpg

dfghe4he45h4h4h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010265827178955
array(1) { ["section"]=> string(122) "rama-me-citjane-ne-vjene-shkrin-se-qeshuri-me-batuta-te-pranishmit-ne-mikun-e-marrim-peng-me-ushqime-pije-dhe-kenge-191637" }