Rama me ekselentët brenda Kryeministrisë, maturantët nga jashtë i thërrasin, gjuajnë me vezë dhe bojë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:03 14-09-2016 Rama me ekselentët brenda Kryeministrisë, maturantët nga jashtë i thërrasin, gjuajnë me vezë dhe bojë

Rama me 150 ekselentë brenda Kryeministrisë por maturantët e qejfmbetur nuk e lënë rehat, duke i thirrur nga dritaret.

Teksa fliste, janë dëgjuar në lidhje ‘’Live’’ zërat e maturantëve që nuk kanë fituar asnjë degë apo degën e preferuar në universitet. Por gjatë thirrjeve Rama, i bezdisur,  e ka ndërprerë fjalën, duke i quajtur maturantët që protestonin thjesht ''Altoparlantë''.

‘’Ja e shohin që jemi këtu dhe dalin ata…Altoparlantet që kemi mundësi t'i kemi poshtë penxheres dhe na japin me pamje Shqipërinë ku jetojmë, një palë që i kanë seriozisht gjërat, një palë që nuk di se çfarë flet.’’, ka thënë Rama i bezdisur.

‘’Të gjithë ata që kanë një penë, flasin dhe nuk dinë ça flasin’’, ka shpotitur kundërshtarët e reformës dhe mediet Rama.

Pas disa momentesh maturantët jashtë kanë gjuajtur në muret e godinës së Kryeministrisë me vezë dhe bojë.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dy vogëlushë nga Durrësi lypin në rrugë por gjithçka merr papritur rrjedhë tjetër pas këtij takimi
Monika Kryemadhi dhe Kejdi Mehmetaj në zyrën e Lindita Nikollës, zbulohet propozimi »
Article Logic
Execution time: 0.01164698600769
array(1) { ["section"]=> string(105) "rama-me-ekselentet-brenda-kryeministrise-maturantet-nga-jashte-i-therrasin-gjuajne-me-veze-dhe-boje-52844" }