Rama: Më falni se jam i rënduar. Basha: Ky s’pastron dot hundën e tij, jo më Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 18:51 07-12-2015 Rama: Më falni se jam i rënduar. Basha: Ky s’pastron dot hundën e tij, jo më Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama duket se ishte prekur nga virozat e stinës gjatë fjalës së tij në qytetin e Elbasanit, një detaj që nuk i ka shpëtuar as kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Teksa po fliste në “Të pastrojmë Shqipërinë”, Rama u kollit, tërhoqi disa herë hundët dhe pas një pauze të shkurtër tha “Më falni se jam pak i rënduar sot”.

Por vetëm pak minuta më pas, Basha ka dalë në një deklaratë për media me të rinjtë e FRPD-së, ku veç të tjerash ka hedhur edhe një batutë lidhur me shëndetin e kryeministrit. “Ky njeri nuk pastron dot hundët e tij, jo më të pastrojë Shqipërinë”, tha kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023836135864258
array(1) { ["section"]=> string(89) "rama-me-falni-se-jam-i-renduar-basha-ky-s-pastron-dot-hunden-e-tij-jo-me-shqiperine-27177" }