Rama me izraelitët bën përkthyesin: Këta janë njisha, më të mirët në botë! Mbas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë

Publikuar tek: politike, më 11:42 09-12-2019 Rama me izraelitët bën përkthyesin: Këta janë njisha, më të mirët në botë! Mbas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë Rama me grupin e inxhiniereve izraelite

Kryeministri Edi Rama është duke inspektuar godinat e dëmtuara nga tërmetet bashkë me një grup inxhinierësh izraelitë të cilët ai i ka vlerësuar si më të mirët në botë.

 

Ramës i është dashur të bëjë përkthyesin anglisht-shqip dhe shqip-anglisht mes grupit të izraelitëve dhe banorëve të prekur nga tërmetet.

Ndërkaq, në momentin kur Rama ka komplimentuar inxhinierët izraelitë, këta të fundit i kanë kujtuar se edhe Shqipëria ka inxhinierë profesionistë.

Rama: Këta janë më të mirët në botë, janë izraelitë dhe thonë se këtu s’ka asnjë problem. Janë prishur muret por struktura është shumë e       qendrueshme dhe duhet të reporohen muret se muret janë si lëkura, ripërtërihen komplet.

Mbi 90% e pallateve janë të rikuperueshme, gjithë ky kompleks është i rikuperueshëm.

Inxhinieri izraelit: Edhe ju i keni profesionistë inxhinierët.

Rama: Këta (izraelitët) janë njisha.

Rama flet për banorët duke përkthyer inxhinierin izraelit: Mbas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë sepse ju ka mbrojtur. Struktura është solide, i shikojmë të carat por s’ka problem sepse ka pasur lëkundje por struktura ka qendruar.

Screenshot_2.jpg

Screenshot_4.jpgScreenshot_5.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016161918640137
array(1) { ["section"]=> string(126) "rama-me-izraelitet-ben-perkthyesin-keta-jane-njisha-me-te-miret-ne-bote-mbas-kesaj-katastrofe-duhet-ta-puthesh-shtepine-188844" }