‘Rama më ka paditur me 10 milionë lekë’, Vokshi e thotë troç: Më duhet të përgenjeshtroja…

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 11-07-2019 ‘Rama më ka paditur me 10 milionë lekë’, Vokshi e thotë troç: Më duhet të përgenjeshtroja…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News 24 ka folur në lidhje me paketën anti-shpifje,e cila u miratua disa ditë më parë nga qeveria.

Vokshi u shpreh se kjo lëvizje e kryeministri Edi Rama ka për qëllim mbylljen e portaleve në vend, si një strategji për të kundërshtuar zërat kritikë që godasin qeverinë.

Sipas Vokshit, në padinë që Rama i ka bërë asaj për status check up kërkohej një gjobë prej 10 milionë lekësh.

‘Askush nuk di se çfarë është rekomanduar nga institucionet ndërkombëtare. Drafti kur është kërkuar në Këshillin e Ministrave ka qenë i papërfunduar. Është çuar me shpejtësi të madhe dhe kjo është arsyeja përse është mbajtur në sirtar derisa të rakordoheshin nenet ashtu siç i ka në mendje Edi Rama.Më rezulton se në nënin 24 pika 2, thuhet bllokohet aksesi në internet në rastet kur shërbimet e medias elektronike mund të nxisin kryerjen e një nga veprave penale, përfshirë cënimin e sigurisë kombëtare. Në padinë që mua më ka bërë kryeministri, se kam bërë status për check up, kërkohet një gjobë prej 10 milionë lekësh, plus që unë duhet ta përgënjeshtroj statusin që kam bërë. Në rreshta, thuhet se statusi që unë kam bërë cënon sigurinë kombëtare’, tha Vokshi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11122918128967
array(1) { ["section"]=> string(92) "rama-me-ka-paditur-me-10-milione-leke-vokshi-e-thote-troc-me-duhet-te-pergenjeshtroja-171915" }