Rama me krerët e bashkive: E kuptoj padurimin tuaj, do bënim biseda të tjera por kemi humbur çerek shekulli

Publikuar tek: politike, më 13:00 13-01-2016 Rama me krerët e bashkive: E kuptoj padurimin tuaj, do bënim biseda të tjera por kemi humbur çerek shekulli

Kryeministri Rama është duke mbajtur fjalën e tij në konferencën me krerët e bashkive për planifikimin në nivel vendor për vendbanime dhe komunitete të qëndrueshme. Rama tha se i kupton kryebashkiakët të cilët janë të paduruar sipas tij për procesin e vonuar prej çerek shekulli.

“I mirëkuptoj shprehjet e padurimit të kryetarëve të bashkive për një proces të vonuar çerek shekulli. Kjo që po bëjmë tani duhet të ishte bërë 25 vite më parë. Po të qe bërë kjo, sot do kishim një Shqipëri tjetër dhe do bënim biseda të tjera, do kishim një ekonomi më vibruese, situatë më të shëndetshme, më shumë territor, zhvillim më të qëndrueshëm, do kishim një banesë më të sigurtë, një hapësirë potenciale për të krijuar mirëqenie për çdo individ”, tha Rama duke shtuar se asnjëherë nuk është vonë.

“Megjithatë asnjëherë nuk është vonë sepse nëse e projektojmë këtë takim me historinë është një pikë uji në oqean dhe koha për të bërë gjërat që s’janë bërë është gjithmonë koha e duhur. Ne kemi marrë një angazhim nga më të rëndësishmit, hartimi i planit të përgjithshëm kombëtar që nuk është një fjalë goje pasi ka të bëjë me një vizion që shkon përtej një mandati qeverisës, madje për tej një gjenerate dhe nga ana tjetër kërkon angazhim të instrumentave shumë kompleks dhe të një fuqie dije që ne nuk e kemi dhe ngaqë nuk e kemi kemi ftuar këtur përfaqësues studios me kompetenca dhe dije që janë një vlerë e shtuar në këtë proces”, tha kryeministri në fjalën e tij duke folur për një proces novativ “si një konsideratë e metabolizmit të gjithë organizmit të planifikimit të territorit” .

“Bëhet fjalë për një sistem të tërë të metabolizmit urban”, theksoi Rama.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094480514526367
array(1) { ["section"]=> string(111) "rama-me-kreret-e-bashkive-e-kuptoj-padurimin-tuaj-do-benim-biseda-te-tjera-por-kemi-humbur-cerek-shekulli-29878" }