Ditën e sotme ka ndërruar jetë kompozitori i madh Avni Mula. Lajmin e ka bërë me dije e buja e tij, sopranoja Inva Mula.
Reagimet nga miqtë dhe personalitetet janë të shumtë. Ndërkohë ka reaguar dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, me një fjali në rrjete sociale. “Lamtumirë Avni Mula u prehsh në paqe”, shkruan Rama.
Ndërkohë ka reaguar dhe kreu demokrat Lulzim Basha, i cili me anë të një reagimi në rrjete sociale, shpreh ngushëllimin për familjen Mula.
“Arti dhe artdashësit shqiptarë humbën sot Avni Mulën artistin e madh dhe kompozitorin që ndriçoi me artin e tij kohët e errëta e na la pas një krijmtari të vyer. Mendimet e mia sot janë për Invën dhe familjen Mula, miqtë dhe kolegët e artistit të madh Avni Mula. U prehtë në paqe“, shkruan Basha.
Homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë.
Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë, që ka marrë disa nga medaljet më të larta të vlerësimit nga qeveria shqiptare, dekoratën e Artistit të Popullit të Shqipërisë dhe dekoratën Nderi i Kombit.