Rama MESAZH opozitës nga Berati: Mendova se kjo ditë nuk do vinte kurrë, por ja që po ndodh…

Publikuar tek: politike, më 15:39 15-03-2019 Rama MESAZH opozitës nga Berati: Mendova se kjo ditë nuk do vinte kurrë, por ja që po ndodh…

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një takim në këto momente me qytetarët e Beratit në kuadër të projektit kombëtar ‘Bashkia që duam’.

Rama foli për protestën e nesërme të opozitës, ndërkohë që thesoi se nuk mendonte se do të vinte dita kur opozita të kërkonte rrëzimin e qeverisë me dhunë.

Kryeministri tha se në këtë mënyrë nuk do të mund ta prekin qeverinë, por vetëm familjet shqiptare dhe ekonominë e shqiptarëve.

‘Opozita kërkon të rrëzojë qeverinë me dhunë. Këto janë gjëra që Shqipëria i ka parë dhe që dukeshin sikur nuk do të ndodhnim më kurrë se ka arritur pjekuria, por ja që po ndodhin.

Tani një gjë është e sigurt me metoda të tilla e vetmja gjë që nuk preket është qeveria. Nuk preket dot, përkundrazi po të ishte për qeverinë dhe shumicën në Parlament as nuk do t'i hynim fare këtij diskutimi, por ka gjëra të tjera që preken. Preket Shqipëria, preket çdo familje, preket drejtpërdrejt ekonomia e çdokujt. Ata që nisen nga Berati që të shkojnë drejt berihait janë në të drejtën e tyre, por duhet ta kuptojnë se nuk kanë çfarë t’i bëjnë fare qeverisë por kanë ç’i bëjnë vetes së tyre.I bien vetes sepse mbyll tjetri dyqanin dhe shkon pas Berihait në Tiranë. Ai dyqani shet më shumë kur vijnë vizitore këtu', tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0064358711242676
array(1) { ["section"]=> string(96) "rama-mesazh-opozites-nga-berati-mendova-se-kjo-dite-nuk-do-vinte-kurre-por-ja-qe-po-ndodh-156550" }