Rama miting në Durrës, ish-deputetë e militantë të PD-së bllokojnë rrugën

Publikuar tek: politike, më 19:06 24-06-2019 Rama miting në Durrës, ish-deputetë e militantë të PD-së bllokojnë rrugën

Kreyministri Rama pritet të jetë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit për të prezantuar kandidaten e PS për këtë qyetet.

Mirëpo simpatizantë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike janë mobilizuar tashmë para nisjes së mitingut të PS dhe kanë bllokuar rrugën 'Egnatia'. Nën thirrjet 'Rama ik' apo dhe 'S'ka zgjedhje pa opozitën' simpatizantët e PD dhe krerët e degës lokale së bashku me ish-deputetët Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu e Agron Duka kanë bllokuar dhe makinën e prefektit të Durrësit Roland Nasto.

Mësohet se Nasto ishte nisur për në sheshin 'Liria' për të marrë pjesë në takimin e Ramës, ndërkohë në rrugën para selisë së PD-së janë bllkuar dhe shumë mjete të tjera të qytetarëve të thjeshtë.

65621417_2911505899074990_6678689293629652992_n.jpg65237671_2073136382815325_8374844773005000704_n.jpg65605060_634587183689807_4406507094165946368_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13215589523315
array(1) { ["section"]=> string(79) "rama-miting-ne-durres-ish-deputete-e-militante-te-pd-se-bllokojne-rrugen-169583" }