Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai po tallet me studentët pasi ka vjedhur paratë e tyre përmes ligjit të arsimit të lartë.
"Për Edi Ramën ka rëndësi vetëm ruajtja e standardit të jetesës përmes luksit. Luks në shtëpinë e tij në Surrel, luks në zyrën e tij me salla masazhi.
Sipas një dokumenti të brendshëm të OSBE, Rama për 11 vjet si kryetar bashkie zotëronte në vitin 2015 një pasuri të fshehur prej 200 milion euro.
Edi Rama e nisi karrierën me 10 milion lek e sot vlera e shtëpisë në Surrel, që ia vetë deklaron është 400 milionë lekë.
Ai thotë se tokën ja ka blerë gruaja, dasmën e bënë me kursimet e gruas edhe shtëpinë e bënë me kursimet gruas.
Rama ka bërë zgjedhjen më burracake duke përdorur gruan si mburrojë Rama ka për detyrë të shpëjgojë pse luksi dhe pasuria e tij nuk përputhen me deklaratën e tij të pasurisë.
Fshehja e pasurisë ëshët arsyeja pse Rama votoi kundër vettingut të politikanëve.
Është koha që Rama mos fshihet më pas gruas por të japë llogari për luksin me të cilin ai jeton", u shpreh Zhupa.