Rama-Mustafa: Nënshkruam 11 marrëveshje, të përmirësojmë jetën e qytetareve tanë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:52 23-03-2015 Rama-Mustafa: Nënshkruam 11 marrëveshje, të përmirësojmë jetën e qytetareve tanë

Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive e cila nisi në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, kryeministri i Shqipërisë Rama dhe ai i Kosovës Mustafa, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Rama tha se bashkimi i të gjitha forcave të institucioneve tona është në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Për Ramën, me rëndësitë madhe është angazhimi pët të eleminuar radhët e stërgjata në doganat midis dy vendeve, kryesisht të doganës së Morinës.

“Të dashur bashkëqytetar andej dhe këndej bjeshkëve. Rikthimi në tryezën e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona ndodh në kohën e duhur. Cilido që i njeh objektivat dhe raundet teknike të marrëveshjeve që nga krijimi i një hapësire tregtare të përbashkët, te kontrolli kufitar dhe lufta e perbashket kunder krimit, sheh se në një vit i kemi bashkuar ndjeshëm axhendat. Ajo që ndodhi dje në Prizren është përmbushje e një urdhërese madhore të kohës dhe politikëbërjes. Shqiptarët me zemërgjerësi dhe kurajo shtrijnë dorën për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Bashkimi mes veti dhe krejt rajonit me Evropën e bashkuar është ajo ç’ka shqiptarët aspirojnë.  Ne të vërtetë shqiptarët në rrugëtimin e  marrjes së të drejtave që i përkasin duan ekuilibër dhe jo prishje të ekuilibrave dhe kërkojnë thjesht atë qe u takon,” tha Rama nw fjalwn e tij.

Kryeministri Rama tha se shqiptarët janë shembull për bashkëjetesën me etnitë e tjera, prandaj kërkojmë njëzëri nga Serbia të garantojë për Preshevën as më shumë e as më pak sa i është lejuar serbëve të Veriut.

“Kontrolli të bëhët i rastësishëm, ashtu siç ndodh në doganat e Zvicrës dhe Gjermanisë, për të shmangur radhët e gjata”, tha kryeministri Rama.

Rama nënvizoi se marrëveshja në bujqësi dhe arsim janë po aq të rendësishme. Sipas tij, do të lehtësohën të gjitha dokumentacionet për shkëmbimin e mallrave midis dy vendeve si dhe organizimi i përbashkët i mësimit në diasporë.

Ndërdsa kryeministri i Kosovës Mustafa tha se e konsideron të rëndësishme marrëveshjen për sigurinë e brendshme e cila lehtëson qarkullimin në dogana, por edhe marrëveshjet në fushën e ekonomisë dhe arsimit. Mustafa tha se takime të ngjashme do të ketë edhe në vazhdim.

 “Arritëm të nënshkruajmë disa nga marrëveshjet më të rëndësishme ekonomike dhe diplomatike, si dhe ato që i përkasin kulturës dhe arsimit. Nënshkruam 5 marrëveshje, 4 memorandume dhe 2 protokolle me rëndësi që të krijojmë një komunikim të të madh midis njerëzve të dy vendeve”, tha Mustafa.

Mustafa tha se realizimi i mbledhjes së dy të përbashkët mes qeverive është realizimi i ëndrrës së hershme për një bashkëpunim të papenguar

“Ky takim sikur edhe ai i pari në Prizren dëshmon se dy qeveritë po realizojnë ëndrrën e kahmotshme për bashkëpunim të pa penguar. Jemi vetëm pak vite pas luftës ku qindra mijëra qytetarë të Kosovës ishin dëbuar nga atdheu i tyre dhe kishin gjetur strehë në Shqipëri. Ky takimi ynë i përbashkët i dyti në radhë vjen në kohën kur Shqipëria ka marrë statusin kandidat dhe Kosova pret marrëveshjen për stabilizim asocim dhe marrëveshjen për vizat. Ky takim është bërë një model i bashkëpunimit rajonal. Për qeverinë që unë drejtoj prioritet mbetet bashkëpunimi me Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria nëpërmjet avancimit të marrëdhënieve të përbashkëta i japin kontribut paqes dhe stabilitetit rajonal,” u shpreh Mustafa.

Mustafa u shpreh se bojkoti i deputetëve serb është në dëm të komunitetit që ata përfaqësojnë.

Kemi bërë përpjekjet maksimale që nëpërmjet dialogut të mundësojmë integrimin e të gjitha komuniteteve, veçanërisht atij serb, por është shumë e rëndësishme që ata janë të përfaqësuar me deputetë. Një problem i cili është shkaktuar nga deklarata e një ministri, dhe ne kemi vepruar ashtu siç duhet të vepronim. Shpresoj se ata do të kthehen dhe do të jenë pjesëmarrës në zgjidhjen e problemeve të komunitetit që ata përfaqësojnë”, tha Mustafa.

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Telemjekësia përmes celularit”, shembulli më i suksesshëm i përdorimit të teknologjisë të kujdesit shëndetësor
Ndërtimet tek liqeni/ ‘’Gener 2 ‘’gjobitet me 10 milionë lekë, nuk pastroi terrenin »
Article Logic
Execution time: 0.01179313659668
array(1) { ["section"]=> string(83) "rama-mustafa-nenshkruam-11-marreveshje-te-permiresojme-jeten-e-qytetareve-tane-6708" }