Mbrëmjen e sotme në një ceremoni gala kryeministri Rama ka shpërndarë çmimet e përvitshme “Bleta e Artë”.
Mes shumë trofeve që u shpërndarë në këtë mbrëmje, spikasnin çmimet për administratorët e vitit.
Trofetë u shpërndanë nga vetë kryeministri Rama dhe zv.kryeministrja Senida Mesi.
Për çmimin administratori vitit ishin nominuar, Ardit Bido drejtor i Përgjithshëm i Arkivave, Perlat Kapisyzi, drejtor i Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” dhe Hantin Bonati, drejtues i sekretariatit kombëtar të ujit.
Fitues për këtë kategori u shpall Perlat Kapisyzi, drejtor i Siptalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, për të cilin kryeministri Rama nuk i kurseu lëvdatat.
Ndërsa për çmimin administratorja e vitit, u nominuan Belinda Ikonomi, drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Rezana Vrapi, drejtoreshë e qendrës së shërbimeve arsimore dhe Vasilika Vjero, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.
Në këtë garë çmimin kryeministri Rama ia dorëzoi drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve Vasilika Vjero, ku vlerësoi lart punën e saj gjatë vitit që lam pas.