Kryeministri Edi Rama, me rastin e festës së mësuesit, sot më 7 mars ka ndarë medalje mirënjohjeje për mësueset në gjithë vendin, mes të cilave edhe zonja të cilat s’do mundet ta ushtrojnë më këtë profesion për shkak të daljes në pension.
I tillë ishte edhe rasti i Raimonda Zaharias, zyshës së Liceut Artistik e cila u përlot kur mori medaljen duke thënë se i iku trishtimi i daljes në pension nga ky nderim i veçantë që iu bë sot.
“Me keqardhjen e thellë për gjininë time por me bindjen se vetëm gjinia juaj mund ta shpëtojë Shqipërinë kam kënaqësinë të ftoj Raimonda Zaharinë, zyshën e paepur të Liceut Artistik”, tha Rama.
“Mua mu’ zbukurua dita dhe më iku trishtimi i daljes në pension. Falenderoj zotin Rama që megjithë problemet nuk rri pa dhënë edhe medaljen”, u shpreh mësuesja e Liceut ndërsa kryeministri i kërkoi mësueseve të tjera mos e falenderonin më.