Rama: Ndërtesat nga Turqia do jenë anti-sizmike dhe tepër komode

Publikuar tek: politike, më 16:35 09-12-2019 Rama: Ndërtesat nga Turqia do jenë anti-sizmike dhe tepër komode Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama tha se gjatë vizitës në Turqi ka diskutuar me kompani që ndërtojnë banesa anti sizmike.

Kryeministri Rama tha se është në kontakt me këto kompani, me të cilat ftoi të bashkëpunojnë edhe Elvis Naçi e Arbër Hajdari.

“Falenderoj edhe miqtë që janë në tavolinë në mbledhjen e fondeve. Mendoj që është momenti që mund të fillohet me riparime, me banesa individuale. Kam folur edhe me Elvisin dhe Arbrin për banesat individuale, me Marinin nuk fola dot se nuk është i pranishëm. Kemi bërë një bisedim në Turqi, ata kanë një industri të banesave individuale anti-sizmike me materiale tepër të qëndrueshme dhe që janë shumë komode. Kemi kontaktuar me kompanitë, do të garantojmë më tej edhe një sërë takimesh atje”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075340270996094
array(1) { ["section"]=> string(70) "rama-ndertesat-nga-turqia-do-jene-anti-sizmike-dhe-teper-komode-188885" }