Rama: Ndërtuesit të japin 3% për nevoja sociale, fondi për rindërtimin 20 miliard lekë

Publikuar tek: politike, më 16:30 09-12-2019 Rama: Ndërtuesit të japin 3% për nevoja sociale, fondi për rindërtimin 20 miliard lekë Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit

Kryeministri Edi Rama mblodhi sot për herë të dytë Komitetin Shqiptar të Rindërtimit, duke bërë edhe një bilanc për situatën e deritanishme pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama tha se ndërtuesit shqiptarë duhet të japin 3% të sipërfaqes për nevoja sociale, çka mund të shërbejë edhe për të pastrehët nga tërmeti.

Ndërsa fondi i qeverisë për rindërtimin do të jetë 20 miliard lekë, tha kryeministri Rama.

“Vetëm në Tiranë kemi 15 mijë metra katror, sikur me 100 metra katrot shtëpia, i bie që strehohen 150 familje”, tha Rama.

Raporti paraprak i dëmeve nga tërmeti do të publikohet në 16 dhjetor, ndërsa Rama tha se raportet e tanishme nuk janë definitive pasi po përditësohen.

“Pas mbledhjes së parë të Komitetit të Rindërtimit është bërë një punë voluminoze për të mbledhur të dhëna dhe për të përcaktuar piketat e punës në disa drejtime. Dua ta them që në fillim që situata aktuale, këtu keni një hartë të zonave të prekura me dëmet sipas shkallëve të përcaktuara nga ekspertët, megjithatë të dhënat nuk janë definitive, se janë në përditësim të vazhdueshëm. Ne vetë kemi konsideruar 20 miliard që në nisje, nga të ardhurat dhe donacioner, por pritshmëritë janë të konsiderueshme dhe mendojmë që do të shtohen. Fondi do të jetë një fond dinamik që do të alokohet në vijim, dhe do të jetë një fond i paprekshëm dhe i monitorueshëm lehtësisht nga qeveria dhe shoqëria”, u shpreh Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075719356536865
array(1) { ["section"]=> string(90) "rama-ndertuesit-te-japin-3-per-nevoja-sociale-fondi-per-rindertimin-20-miliard-leke-188884" }